Atëherë kur të gjithë fansat mendonin se Tom Cruise po konsolidonte romancën me bukuroshen ruse Elsina Khayrova, mediat e huaja shkruajnë se dyshja janë ndarë. Lajmi i ndarjes vjen disa ditë pasi ylli i “Mission Impossible” u takua me fëmijët e saj.

Ndarja thuhet se ka qenë miqësore dhe sipas Daily Mail, kjo edhe për një arsye të rëndësishme, pasi të dy jetojnë në të njëjtën bllok apartamentesh në kryeqytetin britanik.

“Një ndarje jo e mirë do të ishte e sikletshme për të dy, nëse do të përplaseshin me njëri-tjetrin në ashensor”,  thotë një burim për The Sun.

61-vjeçari dhe 36-vjeçarja, e cila është ish-gruaja e oligarkut Dimitry Tsvetkov, besohet se janë takuar për herë të parë dhjetorin e kaluar gjatë një feste në Londër ku u panë duke kërcyer së bashku.

Elsina është vajza e Rinat Khayrova, një politikan kryesor rus që ka një pasuri rreth 5 miliardë paund dhe është një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin.

Klan News