Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale iu është drejtuar të gjithë atyre që kanë heshtur në lidhje me çështjen e Tom Doshit për kandidim në zgjedhjet e 25 Prillit. Ambasadorja shprehet se PD-ja dhe aleatët e saj e kanë deklaruar më herët se nuk duan në parlament një person që është përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion. Megjithatë, ajo shtron disa pyetje për të gjitha palët e tjera që nuk janë shprehur për këtë çështje, duke thënë se Shqipëria meriton më shumë.

“Vëmë re se Partia Demokratike në Shqipëri dhe të tjerë nuk duan në parlamentin shqiptar dikë që është cilësuar nga SHBA-të për korrupsion. Të tjerëve: Për çfarë keni frikë? A “ia vlen” që të qëndroni të heshtur? Pse i lini njerëzit të mendoni se janë aleatë? A është kjo ajo që mendoni se votuesit meritojnë? Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Kim.

Postimin e saj, ambasadorja e shoqëron me vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Tom Doshit nga SHBA-ja. Më herët, Kim ka përsëritur thirrjen që kandidatët për zgjedhjet e 25 Prillit të jenë të pastër.

Por me gjithë postimet e saj në rrjetet sociale, Doshi kandidoi në radhët e partisë së tij, PSD në disa qarqe.

Pas dërgimit të emrit të tij në KQZ, institucioni që merret me zgjedhjet në Shqipëri ka njoftuar se ka dërguar emrin e tij për verifikim të mëtejshëm në prokurori si pasojë e ligjt të dekriminalizzimit.