Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në SHBA Tom Doshit dhe familjes, por vetë deputeti u shfaq në Komisionin e Ligjeve vetëm për pak minuta, i qetë dhe pas asnjë dëshirë për të komentuar.

Doshi, deputet i përjashtuar nga Partia Socialiste në Mars të 2015 në zgjedhjet parlamentare të 2017, u zgjodh deputet nga lista e Partisë Social Demokrate, të cilën kryesonte në qarkun e Shkodrës.

Por në njoftimin e bërë nga DASH shpallja non grata e Tom Doshit nga autoritetet amerikane bëhet për shkak se ai dyshohet të jetë përfshirë në afera të mëdha korruptive. Në të thuhet se

“në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të afërt i ndalohet hyrja në SHBA”.

Nuk është rasti i parë që Shtetet e Bashkuara janë pozicionuar hapur kundër Tom Doshit. Ambasada amerikane në Tiranë përshëndeti publikisht përjashtimin e tij nga Partia Socialiste.

Shpallja non grata e Doshit vjen pasi i njëjti vendim u mor për ish-prokurorin Adriatik Llalla dhe familjen e tij, vendim që u bë publik nga vetë ish-Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson.

Tv Klan