Aktori Daniel Craig nuk do të luajë më për filmin e James Bond-it. Pierce Brosnan, një nga agjentët që ka luajtur rolin e James Bond ka deklaruar se kë do të dëshironte të shihte duke marrë rolin e agjentit  007.

Më herët ai është shprehur se si pasues të jetë Idris Elba ose Tom Hardy në këtë rol. Sidoqoftë, Brosnan pranoi se ai nuk kishte “ide” se kë do të zgjidhnin  producentët për të luajtur Bond në të ardhmen, duke deklaruar se “supozimi juaj është aq sa imi“.

Unë mendoj se tani që Daniel ka lënë një gjurmë kaq të pashlyeshme, ata mund ta shikojnë në shumë mënyra të ndryshme”, ka deklaruar aktori.

Ka patur vetëm thashetheme se në rolin e spiunit ndërkombëtar do të vendoset aktori i famshëm Tom Hardy, por duke patur parasysh famën e aktorit ka shumë gjasa që kjo të ndodhë.

Filmi i ri i James Bond ‘No Time To Die’ do të dalë kinematë botërore në Tetor të këtij viti.

Klan News