Lajmin e bërë të ditur vetë aktori përmes një videoje në Instagram

Aktori i njohur anglez Tom Holland, ka njoftuar fansat e tij përmes një videoje të postuar së fundmi në Instagram, se do të marrë një pauzë nga rrjetet sociale për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

26-vjeçari dëshiron të fokusohet më shumë në karrierën dhe jetën e tij në vend që t’i kushtojë vëmendje çdo negativiteti të panevojshëm.

“Përshëndetje dhe mirupafshim. Unë jam përpjekur ta bëj këtë video për rreth një orë tani, dhe për dikë që i ka kaluar ato 13, 14 vjet, sado gjatë që kam aktruar… Më duket se nuk mund të them atë që duhet të them pa ‘um’ dhe ‘ah’ çdo pesë minuta, kështu që do të provoj përsëri.

Do të bëj një pushim nga rrjetet sociale për shëndetin tim mendor, sepse më duket se Instagram dhe Twitter janë tepër stimuluese, dërrmuese, kapem kur lexoj gjëra për mua në internet, dhe në fund të fundit, është shumë e dëmshme për mua, gjendja mendore, kështu që vendosa të bëj një hap prapa dhe të fshij aplikacionin”.

Tom Holland është një nga yjet më të mëdhenj në industrinë e filmit. Roli i tij si Peter Parker në filmin  Spider Man i dha atij mjaft popullaritet , pasi u bë filmi me fitimet më të larta në historinë e MCU.

Aktualisht Tom , është duke punuar në filmin “The Crowded Room”. Thuhet se 26-vjeçari do të luajë edhe në filmat e ardhshëm të Spider-Man.

Klan News