“Mali Everest është bërë depoja më e madhe e mbeturinave në botë duke e kthyer atë në një “rrëmujë të neveritshme”,

kështu pohojnë ekspertët për britaniken “Daily Mail”.

Tenda fluoreshente, pajisje ngjitjeje, bombola gazi bosh, e madje edhe mbetje e jashtëqitje njerëzore mund të gjenden në majën e malit Everest në lartësinë 8,848 metra.

Ndërsa numri i alpinistëve vjen gjithnjë e në rritje edhe problemi vjen duke u përkeqësuar.

“Është e neveritshme, një shëmti. Mali mban tonelata mbeturinash”

, është shprehur Pemba Dorje Sherpa e cila është ngjitur 18 herë në majën e Everestit. Po ashtu shkrirja e akujve si pasojë e ngrohjes globale po ekspozon gjithnjë e më shumë mbeturinat e hedhura ndër vite.

Industria e Everestit ka lulëzuar në dy dekadat e fundit, por kjo gjë ka shkaktuar shqetësime për mbipopullim si dhe frikë se alpinistë gjithnjë e më pa përvojë po ngjiten në mal nga operatorët e ekspeditës me kosto të ulët të dëshpëruar për konsumatorë.

Një tjetër shqetësim i ambientalistëve është se ndotja në Everest po prek gjithashtu burimet e ujit poshtë në luginë.

Sipas “Daily Mail” muajin e kaluar një ekip pastrues prej 30 personash mori 8.5 ton mbetje nga shpatet e malit.

“Nuk është punë e lehtë. Qeveria duhet të motivojë grupet për të pastruar dhe për të zbatuar rregullat në mënyrë strikte

”, tha Ang Tsering Sherpa, ish-president i Shoqatës së Bjeshkëve të Nepalit.

/tvklan.al