Çdo vit 570 mijë ton plastikë përfundojnë në ujërat e Mesdheut. Kjo evidentohet nga organizata ndërkombëtare në mbrojtje të ambientit WWF, pikërisht në Ditën Botërore të Oqeaneve.

Raporti vë theksin tek pasojat negative, si në mjedis ashtu edhe në ekonomi, duke marrë në konsideratë statistikat në të gjitha vendet e Detit Mesdhe. Turizmi është gjithashtu pjesë e problemit, por njëkohësisht edhe viktimë e tij.

Fluksi turistik rrit me rreth 30% mbetjet plastike gjatë muajve verorë, por nga ana tjetër deti dhe plazhet e ndotura i largojnë pushuesit. Pra efekti negativ i plastikës përveç ndotjes mjedisore, shkakton humbje të mëdha edhe në sektorët e turizmit, peshkimit dhe tregtisë detare.

Klan Plus