“Top Gun: Maverick” shënoi rekorde të reja gjatë fundjavës, duke kaluar shifrën e 1 miliardë Dollarëve në arkat globale, raportoi revista “Variety”.

Shumat e majme e bëjnë filmin me fitimin më të madh të vitit 2022 në arkat globale, duke tejkaluar “Doctor Strange in the Multiverse of Madness” të Disney dhe Marvel, i cili ka fituar 943 milionë Dollarë, tha “Variety”.

Vazhdimi i filmit hit të vitit 1986 “Top Gun” i udhëhequr nga Tom Cruise, vazhdoi performancën e tij të fortë në arkat e SHBA në fundjavën e pestë të publikimit, duke refuzuar t’i përulet hyrjes së re “Elvis”, me regji nga Baz Luhrmann dhe me Austin Butlerdhe Tom Hanks.

Dy filmat u renditën për vendin e parë në Amerikën e Veriut gjatë fundjavës, tha “Variety”, ku secili film merr 30,5 milionë Dollarë.

Klan News