Krejt papritur, rikthehet pas 34 vitesh filmi i njohur “Top Gun” me protagonist Tom Cruise.

Filmi i vitit 1986, i dha aktorit famën, duke e kthyer në një yll holluvidian. Në fakt ribërja e tij ka qenë një surprizë për të gjithë. Teksa po zhvillohej edicioni i 50 i “Comic-Con Festival”, 57-vjeçari shfaqi trailerin e tij, xhirimet e së cilit janë bërë në fshehtësi të plotë.

Asgjë nuk ka ndryshuar. Crusie do të jetë sërish piloti kokfortë, adhurues i rrezikut dhe motorit. Ai do të stërvisë djalin e Goose, rol që vjen nga filmi i parë, për të qenë një pilot i suksesshëm si babi i tij.

Filmi pritet të këtë suksesin e atij të mëparshëm, i cili arriti të mbledhë mbi 350 milion dollarë në mbarë botën,  “Top Gun: Maverick” do të publikohet në Qershor 2020.

Klan Plus