Ish- nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka bërë akuza të forta ndaj kreut aktual të selisë blu Lulzim Basha. Në një intervistë për “ABC News” Topalli thotë se Basha ka rrënuar Partinë Demokratike duke e kthyer atë në pronë të familjes dhe kunatit të tij.

“Ku të shkojë, është mbyll aty s’ka njeri asnjë demokrat, Basha i ka përzënë dhe i ka zëvendesuar me njerëzit e biznesit dhe kunatit”.

Lulzim Bashën e bën dy herë fajtor për zgjedhjen e Gramoz Rucit në krye të kuvendit.

“Ruci ishte i nënti në listë. Sikur Basha mos kishte shitur zgjedhjet dhe mos kishte bërë ato lista, Ruçi jo vetëm që s’do ishte kryetar por s’do ishte as deputet. Shitja e tre votave nga lista e Bashës është turp dhe njollë që si shkulet Bashës”.

Reformën zgjedhore të cilësuar si emergjencë nga Lulzim Basha e sheh një fasadë, e që sipas saj nuk do mundë të shmangë shitblerjen e votave.

“Ështe false gjoja po bëjmë reformë. Me elektronik do e administrojë votën. Ka rezultuar i pasuksesshëm. Nuk është një garanci për të ruajtur votat. Nuk ka ligj që pengon shitjen e blerjen e votës, faji nuk është i sistemit. Kam dëgjuar që Basha flet edhe për një sistem maxhoritar. Ky është fundi pastaj, në maxhoritar në kolegjet zgjedhore paraja blente gjithë kolegjin po u bë”.

Topalli sheh Bashën si të vetmin përgjegjës për humbjen e thellë të demokratëve në zgjedhje kryetarin Basha.

 “Sali Berisha në 27 vite ka treguar dhe ka bërë të kundërtën. Lulzim Basha është e kundërta e Berishës në çdo gjë. Berisha mbështet parimet dhe vlerat”.

Ashtu si ish-nënkryetari demokrat Astrit Patozi edhe Jozefina Topalli thotë se aksionin e saj politik do ta vijojë brenda Partisë Demokratike, dhe se zgjidhja e vetme për rikthimin e demokratëve në pushtet  është largimi i Bashës, të cilin e akuzon se shiti listat dhe mban peng PD.

Tv Klan