Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, në “Milori Live”: PD asnjë ofertë të re

Maksimalizimi i votës është objektivi i kryetares së Lëvizjes për ndryshim, Jozefina Topalli dhe kreut të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Në Klan Neës, ish-kryetarja e Kuvendit, ka deklaruar se me Patozin ka bërë një marrëveshje me qëllim të përbashkët, në përpjekje për të maksimizuar votat, por nuk do të kenë listë të përbashkët. Teksa thekson se me PD do të bashkpunonte vetëm nëse do të largohej Lulzim Basha.

“Kemi bërë një marrëveshje sepse kemi të njëjtin qëllim. Nuk do të kemi një listë të përbashkët, por do të kemi një përpjekje të përbashkët për të maksimizuar votat e Shqipërisë të dy bashkë”.

Patozi ka paralajmëruar se do të largohej nga politika në rast se nuk do të fitonte një mandat deputeti në zgjedhjet parlamenatare të 25 Prillit. Ai thotë se ia ka falur “vrasjen” politike që kryedemokrati Basha ka bërë ndaj tij.

“Nëse nuk marr një mandat largohem pa asnjë hezitim. Lulzim Bashës ia kam faluar atë që njerëzit e konsiderojnë si ‘vrasje politike’.”

Lëvizja për Ndryshim dhe Bindja Demokratike janë dy parti opozitare të cilat nuk iu bashkuan koalicionit “Aleanca për Ndryshim’, ndërsa kanë mbajtur qëndrim kritik ndaj qeverisë dhe opozitës.

Klan News