Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ishte e ftuar në emisionin “Opinion” për ligjin e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve, si dhe për zhvillimet politike.
Për ligjin e shumëpërfolur të mbetjeve, Topalli u shpreh: “Është një ndër ligjet më të rëndësishme, jo vetëm për ruajtjen e mjedisit, por kryesisht për shëndetin. Unë do ta quaja ligji i shpëtimit të Shqipërisë prej plehrave, ligji i pastërtisë. Është një ndër ligjet që ka impakt direkt te mjedisi, shëndeti dhe jeta, i cili është votuar një herë. Që të jem korrekte dhe të them atë që mendoj, nuk kishte arsye që të zgjatej një diskutim prej 8 orësh mbi një dekret, i cili e kthente këtë ligj përsëri në parlament”. /tvklan.al