
Topi i artë në shifra
Në krye janë Real Madrid e Barcelona
Me Topin e Artë të fituar për herë të parë, Karim Benzema barazoi me numrin e trofeve ekipin e tij, Realin e Madridit, me rivalet e Barcelonës. Nga 12 herë është fituar ky titull prestigjioz nga lojtarët e secilit ekip.
Francezi ia shton këtë trofe edhe vendit të tij, me Francën që bëhet 7 herë fituese, po aq sa Argjentina që ka fitues vetëm Lionel Mesin. Nga 7 herë e kanë fituar edhe Holanda, Portugalia e Gjermania.
Në fakt një futbollist francez nuk e merrte Topin e Artë prej vitit 1998 kur fitues shpallej Zinedine Zidane.
Prej 1956 ky çmim është dorëzuar 66 herë.
Numrin më të lartë të titujve e mban Mesi me 7 të tillë, i ndjekur nga Kristiano Ronaldo, me 5 dhe nga Johan Cruyff, Michel Platini, dhe Marco van Basten me nga 3 të tillë.
Tv Klan