Pas 17 vitesh “Topi i Artë” mund të rikthehet në Brazil. Mediat spanjolle e japin si lajm të sigurtë që trofeu individual më i lakmuar për futbollistët do të shkojë për lojtarin e Real Madrid, Vinicius Jr.

Ceremonia do të mbahet më 28 Tetor në Paris dhe pritet që Vini të jetë lojtari më i votuar duke lënë pas krahëve emra si Bellingham, Carvajal, Mbappe dhe Rodri.

Dy dekadat e fundit Topi i Artë kanë qenë rezerva private, pothuajse ekskluzivisht, e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos. Vetëm Modriç dhe Karim Benzema kanë vënë në pikëpyetje dominimin e portugezit dhe argjentinasit.

Vinicius ka treguar se është lojtar skuadre. Ai është bërë një futbollist që ka imponuar respekt dhe frikë tek çdo lojtar që shkel fushën e blertë për t’u përballur me të.

Braziliani është kthyer në një nga imazhet më të rëndësishme në botën e futbollit madje edhe jashtë këtij sporti me fushata të ndryshme sensibilizuese kundër racizmit.

Tashmë duket se ky vit do të jetë i tiji me Topin e Artë që do të akordohet pas afro një muaji.

Tv Klan