Të kaltrit u mposhtën 3-0 në transfertë, Lazio rifutet në garën për Europën

Napoli mori një goditje të fortë nga Torino në sfidën e javës së 19 të Serie A. Kampionët e Italisë, u mposhtën nga granadat me rezultatin 3-0.

Për vendasit shënuan Sanabria në minutën e 43’, Vlasiç në të 52 dhe Buongiorno në të 66.

Torino është vetëm 1 pikë larg të kaltërve në renditje në vend të 10. Humbje e hidhur kjo për trajnerin Maxarri.

Një debutim për t’u harruar për mbrojtësin Mazzoçhi. 292 sekonda pasi ishte në fushë, në sfidën e tij të parë me të kaltrit, ai u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërsa Lazio mori një fitore me rëndësi ndaj Udinezes, që e rifut në garë për Europën.

Miqtë e gjetën golin në minutën e 12 me Pelegrinin. Në pjesën e dytë, vendasit barazuan në të 59 me Ualas. Por në të 76’, Veçino i dha fitoren bardhekaltërve.

Lacio shkon në kuotën e 30 pikëve, 3 larg vendit të katërt.

Klan News