Stuhi të mëdha dhe një tornado përfshiu shtetet amerikane të Oklahoma dhe Teksasit. Si pasojë 6 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Tre persona ndërruan jetë dhe 20 të tjerë u plagosën, në Onalaska, Texas.

Dy persona humbën jetën gjithashtu në Oklahomën Jugore. Ndërsa media lokale raportoi se një grua vdiq si pasojë e stuhisë në Luiziana.

Lajmin e bëri të ditur Shërbimi Kombëtar i Motit.

Ndërsa Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott u shpreh se shteti do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet, për të mbështetur ata që preken nga një mot i tillë.

Disa shtëpi u dëmtuan gjatë stuhive dhe mijëra të tjera mbetën pa energji.

Më shumë se 7,000 njerëz në Oklahoma dhe rreth 9,000 njerëz në Onalaska u përballën me ndërprerje të energjisë.

Imazhet në mediat lokale treguan shkatërrimin e shkaktuar nga stuhitë, përfshirë dëmtimin e shtëpive dhe rrëzimin e linjave të energjisë.

Kjo situatë vjen në periudhën kur shumica e amerikanëve janë duke qëndruar në shtëpi, si pasojë e pandemisë. /tvklan.al