Tornado godet Teksasin – TV KLAN

Tornado godet Teksasin

2 fëmijë mbeten viktima, shkatërrime të mëdha

Stuhi të fuqishme, goditën Teksasin orët e fundit. 2 fëmijë, 3 dhe 8 vjeç humbën jetën, pasi një pemë u thye dhe ra mbi automjetin me të cilin ata po udhëtonin me prindërit e tyre në një qytezë në lindje të Teksasit. Dhjetëra të tjerë janë lënduar në zonat te tjera te shtetit federal.

Ne total u ishin 7 tornado që shkatërruan dhjetëra ndërtesa. Shpejtësia maksimale e tyre arriti në mbi 200 kilometra në orë. Autoritetet evakuuan qindra banorë pasi stuhitë shkaktuan edhe përmbytje.

Erërat e forta dëmtuan edhe disa linja elektrike duke lënë pa energji mbi 140 mijë familje jo vetëm në Teksas, por edhe Misisipi, Luiziana e Arkansas.

Tv Klan

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*