Titulli i kampion të NBA del për herë të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Toronto Raptors triumfoi në serinë e finaleve me Golden State Warriors, duke e mundur me rezultatin 114-110 në takimin e gjashtë.

Rezultati i përgjithshëm i sfidave është 4 – 2 për Toronto që ia rrëmbeu titullin ‘Golden State’, fitues në 2017 dhe 2018.

Finalet e këtij viti ishin të luftuara dhe suksesi u vendos në fushë kundërshtare, që më pas festa të shpërthente më shumë se 3600 kilometra larg.

Liga e Amerikane e Basketbollit është krijuar në 1947 dhe Boston Celtics që mban rekordin me 17 trofe të fituar, i fundit në 2008.

Tv Klan