Pastiçeria zvicerane u frymëzua nga traditat e kuzhinës amerikane dhe ruse për t’a realizuar atë

Për të shënuar samitin e parë presidencial mes dy liderëve botërorë Biden-Putin, një pastiçeri zvicerane ka krijuar tortën e quajtur Torta e Paqes, frymëzuar nga traditat e kuzhinës amerikane dhe ruse.

E realizuar me një krem ​​blu, aty janë shkruar fjalët “Tortë Paqe”, pranë flamujve ka edhe simbole të dy vendeve. Gjysma e saj është me mjaltë, sipas traditës ruse dhe gjysma me krem pastiçerie të kuq, sipas traditës amerikane.

Ajo gjithashtu ka një kukull dhe samovar një enë metalike tipike ruse, që përdoret tradicionalisht për të ngrohur dhe zierë ujin dhe marshmallows për Shtetet e Bashkuara.

“Plani nuk ishte për të shitur tortën, plani ishte thjesht të mbetej si një suvenir, por ai ka një reagim të mahnitshëm dhe shumë njerëz porosisin dhe pyesin. Kështu që kemi shitur vetëm këtë ëmbëlsirë dhe me shumë gjasë gjatë ditëve në vijim do shesim edhe më shumë”, ka thënë pronarja e pastiçerisë Olga Johnson.

Klientët të cilët shkojnë dhe blejnë këtë tortë shprehen se Gjeneva do të mbetet gjithnjë një qytet i rëndësishëm si një qendër globale për paqen dhe pajtimin ndërkombëtar.

Klan News