Përbërësit:

200 gr çokollatë

250 sheqer

250 gr bajame

250 gr gjalpë

8 vezë

Përgatitja:

Fillimisht ndezim furrën dhe e lemë në teperaturën 180 gradë Celsius dhe ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat.

Hedhim në një enë 8 të verdhat e vezëve, çokollatën e shkrirë, sheqerin, gjalpin dhe bajamet. Më pas i shtojmë të bardhat dhe e përziejmë.

Masën e përgatitur e hedhim në një tepsi dhe e lemë të qipet në furrë për 30 minuta. E lemë të ftohet dhe i hedhim sipër një shtresë çokollate dhe nëse dëshironi shtoni disa bajame të grira.

Torta me çokollatë dhe bajame është gati. Ju bëftë mirë!/

tvklan.al