Tortë me mollë

Tortë me mollë

13:30 11/09/2019

Përbërësit:

250 gr miell orizi

170 gr sheqer

50 gr gjalpë

8 gr maja me aromë vanilje

4 vezë

3 mollë të mëdha

2 limona

1 gotë qumësht

1 lugë kanellë pluhur

Përgatitja:

Fillimisht ndajmë në dy tasa të bardhat dhe të verdhat e vezëve. Në tasin me të verdhat e vezëve shtojmë sheqer dhe i rrahim me mikser derisa të bëhen krem. Më pas shtojmë në të njëjtin tas miell orizi dhe maja ndërkohë që i përziejmë. Shtojmë edhe qumështin, gjalpin, lëkurën e limonit dhe vazhdojmë e përziejmë derisa të formohet brumi.

Ndërkohë në tasin me të verdhat e vezëve shtojmë pak kripë dhe i përziejmë me mikser derisa të fryhen dhe i shtojmë në tasin ku përgatitëm brumin.

Qërojmë mollët dhe lëkurat e tyre i vendosim në një gotë mikseri, shtojmë në to lëng limoni, pak sheqer dhe i bëjmë krem.

Presim në feta mollët, shtojmë në të lëkurë limoni dhe lëngun e tij në mënyrë që mollët të mos nxihen. I përziejmë për pak të gjitha bashkë, i shtrydhim nga lëngu i limonit dhe i shtojmë tek brumi. Vazhdojmë i përziejmë dhe shtojmë edhe kanellë. Brumin e përgatitur e vendosim në tortier dhe e fusim që të piqet në 170 gradë për 30 minuta. Vendosim në pjatë fillimisht krem nga lëkurat e mollës dhe mbi të tortën me mollë./tvklan.al   

Të ngjashme