Përbërësit:

300 gr domate

200 gr mozzarella

100 gr parmixhano

100 gr borzilok

100 gr miell

6 patëllxhanë

Hudhër

Pak rigon

Vaj  për skuqje

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me vaj luledielli që të ngrohet jo më shumë se 160 gradë.

Presim në feta të holla patëllxhanët dhe i vendosim në një tavë, i marinojmë me kripë në mënyrë që të lëshojnë lëngun e tepërt. Më pas i kalojmë në miell dhe i skuqim në tenxhere. Në një tjetër tenxhere me ujë vendosim spagetit që të ziejnë. Në një tigan me vaj ulliri vendosim hudhër, borzilok dhe më pas domatet dhe i lëmë të ziejnë. Shtojmë në tiganin me salcë edhe spagetit e ziera dhe djathin e grirë, djathë mozarella dhe borzilok të freskët. Ndërkohë vendosim në tortiere fillimisht patëllxhanët e skuqur dhe mbi to spagetit me salcë dhe djathëra, i mbyllim spagetit me pjesën tjetër të patëllxhanëve dhe i vendosim në furrë për 5 minuta në 220 gradë./tvklan.al