Përbërësit:

200 gr djathë montazio

150 gr pana

150 gr pançetë

100 gr asparag

50 gr borzilok

20 gr galetë

6 patate

6 stampo alumini

2 degë trumzë

Djathë të grirë

Kripë

Piper

Përgatitja:  

Fillimisht pastrojmë patatet dhe i vendosim të ziejnë në një tenxhere. Qërojmë bishtat e asparagëve, i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri dhe shtojmë në të patatet e ziera dhe pak pançetë. I heqim nga soba dhe ndërkohë që janë të ngrohta shtojmë djathë kaçkavall dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

Vendosim në stampo pançetën dhe i mbushim me masën që përgatitëm me asparag dhe patate. Më pas i vendosim në furrë që të piqen në 180 gradë për 5 minuta. Vendosim në mikser borzilokun, i shtojmë kripë, piper, vaj ulliri dhe e bëjmë krem. Në një tenxhere hedhim panën që të ngrohet, më pas shtojmë në të djathërat dhe i përziejmë të gjithë ingredientët me mikser në mënyrë që kremi të jetë i njëtrajtshëm. Vendosim në pjatë kremin e djathit, mbi të tortinot me pançetë dhe kremin e borzilokut.

/tvklan.al