Torturat e vjehrrës: Ma gjakoste djalin, 6 vite i jepte bukë përdhe në çimento

Torturat e vjehrrës: Ma gjakoste djalin, 6 vite i jepte bukë përdhe në çimento

15:10 18/11/2020

Një grua ka ardhur të tregojë historinë e jetës së saj në emisionin “Historia ime” në Tv Klan. Ajo ka rrëfyer se me bashkëshortin e parë u nda para 10 vitesh dhe ka një djalë  11 vjeç.

Gjykata i la në ngarkim të birin nënës dhe babait të drejtën të takonte të birin dhe të kontribuonte për rritjen e tij me një pension ushqimor prej 50 mijë lekësh të vjetra, shumë që ish-burri i parë i gruas nuk e ka paguar kurrë.

Gruaja i është drejtuar gjykatës, e cila i ka dhënë të drejtë, por ish-bashkëshorti është larguar në Greqi dhe s’do t’ja dijë për fëmijën e tij. Pas divorcit ajo vazhdoi jetën e saj, u rimartua lindi një vajzë.

Vitin e parë ajo dhe bashkëshorti shkonin shumë mirë bashkë, jetonin në Tiranë. Por jetën e pamundur ia bënte vjehrra e cila nuk e donte për shkak të djalit. I thoshte se është nga fshati dhe mos i prekë gjërat në shtëpi. Madje edhe burrit i thoshte mos iu afro nuses, mos e prek nusen.

Kur vajza erdhi në jetë ndryshoi gjithçka, bashkëshorti i vuri kusht gruas të braktiste djalin pasi sipas tij vajza e tij nuk mund të rritej me djalin e dikujt tjetër.

Gruaja: Kur linda vajzën u përkeqësuan gjërat sepse tha unë nuk kam as nipërit as mbesat e mia këtu sepse i kam përzënë dhe djalin tim e kam përzënë. Ka një çun që e ka ndarë për së gjalli e për së vdekuri, kur nuk kam ata do mbaj kopilin tënd thoshte.

Mirela Milori: Ti çfarë bëre?

Gruaja: Unë e kam duruar edhe pse thoshte kështu.

Mirela Milori: Pse e lejoje të të fyente djalin?

Gruaja: Duroja sepse thoja unë u ndava një herë, si të ndahem sërish. Isha me atë idenë që një ditë ajo nuk do jetë dhe do jem e lumtur.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi që u ndatë?

Gruaja: Ajo e keqtrajtonte çunin shumë. 6 vite që kemi ndejtur atje, ka ngrënë bukë vetëm përdhe në çimento, asnjëherë në tavolinë sepse thoshte që nuk është pjesëtar i familjes sonë. Më vinte keq, por nuk kisha se çfarë të bëja. Nuk më linte ta puthja, më thoshte mos e puth, nuk ke pse e puth ai është rritur.

I thoja si mund të hajë djali bukë poshtë, mua nuk më haet bukë kur shikoj djalin ashtu. Thoshte le të hajë se fëmijë është. Vija nga puna dhe e gjeja ndonjëherë të gjakosur, e mbyllte tek dhoma. Unë i qeshja ndonjëherë dhe më thoshte qesh ti mami qesh sepse unë vuaj këtu. Gjithmonë më thoshtë o mami lagrohemi se po vuaj shumë.

Mirela Milori: Pse nuk ike?

Gruaja: Nuk kisha ku të shkoja. /tvklan.al



Të ngjashme