Gjigandi japonez Toshiba ka shitur aksionet e fundit të kompanisë që zhvillonte kompjuterat, Dynabook. Kjo do të thotë se firma nuk do të ketë më lidhje me kompjuterët apo laptopët.

Sharp bleu 80% të kompanisë Dynabook në 2018 për 36 milionë dollarë. Toshiba ka deklaruar se tashmë ka marrë edhe pjesën tjetër të aksioneve. Toshiba e zhvilloi laptopin e parë T1100 në 1985. Ai peshonte rreth 4 kilogramë dhe upnonte me një disk 8.8 centimetra.

Fillimisht u lëshua në Europë dhe u shitën 10 000 njësi. Në 2011-shin Toshiba shiti më shumë se 17 milionë kompjuterë, por në 2017 shitjet ranë në 1.9 milionë.

Në 2016-n, kompania u fokusua në prodhimin e pajisjeve hardëare për bizneset. Vitet e fundit konglomerati ka pasur probleme të shumta ekonomike. Në 2015 shënoi humbje prej 318 milionë dollarësh.

Po atë vit Presidenti dhe zv.Presidenti u dorëhoqën për shkak të mashtrimit me të dhënat në fitime./tvklan.al