Toskana, një dashuri me shikim të parë ku mund të gjesh gjithçka. Për të pasionuarit e artit aty mund të ndeshesh në çdo cep me një kryevepër arti, monumente dhe artitekturë që të mahnit.

Në Toskana të shplodhet syri me peisazhe që të lënë pa frymë dhe të dashuruarit pas verës më të mirë në botë e ushqimit të shijshëm do të gjenden në vendin e duhur.

Autorja e emisionit Check In, Albana Nanaj ishte e shoqëruar në këtë udhëtim nga drejtori i Programacionit të Tv Klan, Albert Dumani. Sëbashku ata prezantuan atraksionet turistike të Toskanës, që është cilësuar si djepi i artit të rilindjes europiane.

https://youtu.be/8TUWJwhIyCc?t=9s

Një tjetër destinacion i Check In ishte edhe Firence, që me të drejtë është cilësuar nga revista Forbes, si qyteti me i bukur në botë.

Firence është si një muze i gjallë, ku çdo rrugë, rrugicë dhe ndërtesë është e mbushur me histori. Eshtë një thesar në mes të Evropës.

“Ne ishim me fat të shikonin një ceremoni zyrtare të forcave të policisë së qytetit së bashku me kryetarin e bashkisë. Edhe këtu gjejmë gjurmët e historisë me kostumet tradicionale fjorentine e deri tek policët me kalë

”, tha Dumani.

Firence njihet gjithashtu edhe si një prej qyteteve me ushqimin më të mirë në botë, me restorante, piceri, dhe vinoteka të frekuentuara nga turistë dhe vendas gjithashtu.

Për të mbyllur udhëtimin, Dumani dhe Nanaj ndaluan në Piza, qytet tjetër toskan me më shumë se 20 lokacione turistike për t’u vizituar, ku padyshim qershia mbi tortë është “Piazza dei Miracoli”, ku gjen mrekulli të tjera të bëra nga dora e njeriut.

/tvklan.al