Tottenham blen Richarlison





Tottenham blen Richarlison

23:35 01/07/2022

Londinezët paguan 60 mln Euro në arkat e Everton, firmos deri në 2027

Dëshira për t’u rikthyer protagonist në kampionatin anglez dhe Ligën e Kampionëve ka shtuar urinë te Tottenham Hotspur. “Gjelat” kanë zyrtarizuar blerjen e radhës në këtë merkato vere, teksa kanë arritur akordin me sulmuesin brazilian, Richarlison nga Everton.

Detajet financiare të transferimit nuk janë zbuluar, por mediat britanike raportojnë se Tottenhem ka nënshkruar me 25-vjeçarin për rreth 60 milionë Euro, plus 10 milionë të tjera që do shkojnë në formë bonusi. Me londinezët, futbollisti brazilian ka firmosur një kontratë që e mban deri në vitin 2027.

Richarlison, i cili u bashkua me skuadrën e Everton në vitin 2018 shënoi 53 gola, duke qenë vendimtar në sezonin e fundit, ku arriti t’i sigurojë skuadrës nga Liverpool qëndrimin në elitë për sezonin e ri. Vitet e fundit 25-vjeçari është pjesë stabël edhe e kombëtares së Brazilit, ku është aktivizuar në 36 ndeshje duke shënuar dhe 14 gola.  Sulmuesi i krahut bëhet kështu blerja e katërt për Tottenhem në këtë merkato vere, pas Ivan Perisic, Bisouma dhe Forster.      

Klan News













Të ngjashme