Mund në finale Bayern Munchen

Spektakël dhe emocione në finalen e Audi Cup në Allianz Arena. Përballja mes Tottenham Hotspurs dhe Bayern Munchen u vendos vetëm pas penalltive, ku triumfoi ekipi anglez.

Loja e rregullt u mbyll në barazim 2 – 2. Lamela dhe Eriksen shënuan për miqtë, ndërsa golat Arp dhe Davis e shtynë më tej takimin. Te 11-metërshat më pak gabuan lojtarët e Tottenham, duke përfunduar me rezultatin 6 – 5.

Bayern nuk e mori edhe këtë edicion Audi Cup që organizohet pikërisht në shtëpi. Gjithsesi ky turne shërben dhe për të testuar lojtarë të rinj. Në vendin e tretë u rendit Real Madrid që mundi me rezultatin 5 – 3 Fenerbahçen.

Audi Cup zhvillohet prej vitit 2009 dhe marrin pjesë 4 ekipe, ku i përhershëm është Bayern Munchen si mikpritës i turneut.

Tv Klan