Fiton përballë Chelsea me penalti, loja e rregullt doli barazim 1-1

Tottenham Hotspur është çerekfinalisti i parë i Kupës së Ligës. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho kërkoi ndihmën e 11-metërshave për të mposhtur rivalët e qytetit, Chelsea, me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 1-1. Timo Werner zhbllokoi takimin në minutën e 19-të. Gol që rriti tensionin te “gjelat” diçka e reflektuar edhe në stol nga Jose Mourinho, që nuk kurseu trajnerin “nxënës” të tij në krahun tjetër, Frank Lampard.

Ai i kërkoi të mos fliste shumë dhe diçka të tillë po e shpjegonte dhe me duar. Megjithatë, gjithçka u zgjidh, ndërkohë që Tottenham rriti presionin te kundërshtari. Aktivizimi i Lucas e Kane shtuan forcën sulmuese, por ai që gjeti rrjetën ishte Erik Lamela, gol që i drejtoi skuadrat tek pika e bardhë e penalltive. Tottenham u tregua i saktë, ndërkohë që për Chelsea gaboi penalltinë e fundit i riu Mount.

“Ishim ekipi më i mirë, ishim madhështor. Në pjesën e dytë një super ekip si Chelsea dukej shumë i zakonshëm. Kam rekord negative në gjuajtjet e penalltive, por këtë herë kisha ndjenja se do shkonte mirë. Të gjithë meritat shkojnë për djemtë”.

Nga ana tjetër, Frank Lampard shprehu zhgënjimin e eliminimit, teksa zbuloi edhe shkakun e përplasjes me Mourinhon.
“Ishte një natë “JO” për ne! Mourinho kishte më shumë kontakt me arbitrin se me lojtarët. I thashë t’i jap inkursione në fushë, ndërsa ai më tha se duhet të ulem e të mos flas shumë pasi po fiton. Kemi një marrëdhënie të mirë pavarësisht gjithçkaje”. 

Eric Dier ishte protagonist si në fushë dhe jashtë saj. Mesfushori la fushën e blertë për disa çaste për të shkuar në banjo, për t’u zgjedhur njeriu i ndeshjes në fushë. Por çmimin e vendosi mbi një “WC”, duke ia akorduar atij këto merita.

Klan Plus