Tottenham pret që vitin e ardhshëm të luajë në stadiumin e ri. Kur duhet të mbyllen edhe punimet e fundit tifozët kanë nisur ta shikojnë këto ditë. Arena e re e ekipit londinez do të mbajë më shumë se 62 mijë spekatorë dhe për të janë shpenzuar 850 milionë Paund. Ata panë hapësirat në brendësi të tij ku nuk mungonin edhe shumë ambiente shërbimi. Trajneri Mauricio Pochettino mezi pret që ekipi të transferohet në shtëpinë e re.

Mauricio Pochettino,  trajner i Tottenham: Të luash në stadiumin tënd është gjëja më e mirë që mund të ndodhë. Do të jetë një shtysë më shumë për ekipin. Do të jetë një vend ku tifozët të ndihmojë ekipin që të arrijë më shumë.

Stadiumi i ri i cili është ndërtuar mbi rrënojat e White Hart Lane do të jetë multifunksional. Aty do të luhen dhe ndeshje të futbollit amerikan, por edhe aktivitete të tjera si koncertet.

Tv Klan