Francesco Totti nuk ndahet dot nga fushat e futbollit. Nuk është ajo e stadiumit Olimpico ku luajti për thuajse çerek shekulli, por gjithsesi emocioni kur shënon mbetet i madh.

Ish-kapiteni i Roma ka ngritur ekipin e tij në kampionatin me 8 futbollistë që mban pikërisht emrin Totti. Në debutim 46-vjeçari ishte protagonist me lojën e zhvilluar golat dhe pasimet për shokët e skuadrës.

Francesco Totti realizoi 2 herë në sfidën e fituar 3 – 2 përballë skuadrës Canarini Roma. Totti dha edhe një asist. Duket që klasi ka mbetur i njëjti edhe pse ndeshjen e fundit në futbollin profesionist e ka zhvilluar më shumë se 5 vite më parë.

Tv Klan