Gjigandi japonez i prodhimit të automjeteve, Toyota, do të tërheqë nga tregu rreth 200 mijë makina në Kinë.

Ky vendim i kompanisë erdhi pasi këto automjete rezultuan me probleme në airbag.

Në një njoftim nga administrata kineze, është theksuar se vetëm modelet

New Highlander, Levin, Levin hybrid dhe Corolla hybrid

të prodhuar mes muajve  maj 2015 dhe  shkurt 2016, janë me defekt në airbag.

Duke filluar nga data 10 shkurt, kompania do të tërheqë automjetet “difektoze” nga tregu, dhe do t’i ndërrojë pjesët problematike pa asnjë lloj  pagese.

Defekti në airbag është mjaft i rrezikshëm përsa i përket sigurisë së shoferit, ndaj dhe masa për tërheqjen e këtyre automjeteve u mor menjëherë pasi ky lajm rezultoi të ishte i vërtetë.

Klan Plus