2023-shi do të mbahet mend si një vit ku shumica e çifteve të njohur të botës së shoubizit janë ndarë ose janë përfshirë në skandale.
I fundit që i është bashkuar kësaj liste është një nga këngëtarët më të njohur në botë, Ozuna.
Këngëtari portorikan i cili është në një martesë disavjecare me bashkëshorten e tij dyshohet se ka tardhtuar partneren me një aktore të filmave për të rritur.
“Një lidhje që vazhdon prej tetë muajsh e bazuar në gënjeshtra”, deklaroi gazetari Jordi Martin, i cili gjithashtu guxoi të shfaqte bisedat në një aplikacion mes këngëtarit dhe të resë, e cila quhet Claudia Bavel.
“Ndihem e mashtruar, kemi pasur plane për të ardhmen, kam rënë në dashuri me të dhe ndihem shumë e tradhtuar prej tij”, tha Bavel e cila shprehet për mediat e huaja se ajo planifikonte të krijonte familje me këngëtarin.
Kujtojmë se gazetari i njohur ishte ndër të parët që foli për detajet e krizës dhe ndarjes mes Gerard Pique dhe Shakirës.
Klan News