Manjati i Microsoft është hetuar nga vetë kompania për lidhje me punonjësen e tij

Anëtarët e bordit të korporatës së Microsoft morën një vendim në vitin 2020 për bashkëthemeluesin Bill Gates që të hetohej për marrëdhënien romantike të miliarderit me një punonjëse të kompanisë. Është The Wall Street Journal e cila ka zbuluar këtë fakt.

Duke cituar burime, The Journal raportoi se anëtarët e bordit që shqyrtuan këtë çështje punësuan një kompani ligjore në fund të vitit 2019 për të kryer një hetim pasi një inxhiniere e Microsoftit pretendoi në një letër që ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale me Gates për disa vjet. Gazeta raportoi se Gates dha dorëheqjen para se të mbaronte hetimi i bordit.

Ndërsa një zëdhënëse e Gates ka pohuar për The Journal se kishte një lidhje gati 20 vjet më parë dhe se ajo përfundoi “miqësisht”. Zëdhënësja i tha The Journal se vendimi i tij për dorëheqje nga bordi nuk ishte në asnjë mënyrë i lidhur me këtë çështje. Kur u largua nga bordi i Microsoftit vitin e kaluar, Gates u shpreh  se po tërhiqej për t’u përqëndruar në filantropi.

The New York Times bëri me dije se Gates kishte zhvilluar një reputacion për sjellje të dyshimtë në mjediset e lidhura me punën.

Klan News