Tradita e festimit të Ditës së Verës/ Tv Klan në drekën e një familje elbasanase
Familja Sejdini, një nga më të vjetrat në Elbasan na hapi derën e shtëpisë, për të festuar me ta ditën e verës. Mit’hat Sejdini, i zoti shtëpisë na njeh me traditën e festës e cila përmbyllet me drekën në natyrë.
“E kemi ditë të shënuar edhe përshëndetemi. Japim e marrim me fqinjët tonë. Është festë masive. Duhet ta festojë gjithë Shqipëria.”
Edhe për këte ditë, gatuhet gjeli i detit, në tryezë më e rëndësishmja është ëmbëlsira e bollokumes, që zonja e shtëpisë Adile e ka gatuar me shumë mjeshtëri dhe kujdes në këtë enë shekullore.
“Ajo është gati 100-vjeçare, enë e trashëguar brez pas brezi. Është prej bakri. Duhet prej bakri sepse mban atë nxhetësinë. Është bollëku i Ditës së Verës dhe kjo këtë simbolizon: Dy vera me bollëk. Të jetë verë e mbarë.”
Në asnjë shtëpi nuk mungojnë lulet, dhe çdo ushqim që vendoset në tryezë ka një simbolikë që lidhet me natyrën.
Tv Klan