Shkodra gumëzhin nga zërat e fëmijëve dhe të rritur nga festa e karnavaleve. Ditëve të zymta të dimrit, Shkodra i ka dhënë një dekor me ngjyra me festën e karnavaleve të cilat nisën këtë të premte për të vijuar për 3 ditë me radhë…

Të vegjlit kanë zgjedhur personazhe dhe veshje kuptimplota, në mbrojtje të mjedisit, riciklimit, por edhe në përkrahje të sportit.

Festa është përqendruar në teatrin “Migjeni” ku janë të vegjlit që tregojnë atmosferën dhe gëzimin e tyre, ndërkohë që festës i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë, Benet Beci.

Për organizatorët, karnavalet në Shkodër kanë një histori dhe traditë të veçantë.

Dy ditët e para i janë dedikuar totalisht fëmijëve të shkollave të qytetit, ndërkohë që e diela premton një spektakël me karvanin e karnavaleve që do të përshkojë rrugët e Shkodrës.

Në mbyllje të karnavaleve do të ndizet zjarri që simbolizon djegien e fenomeneve negative dhe ardhjen e stinës së pranverës. Tradita e karnavaleve daton që në vitin 1864.

Tv Klan