I vetmi i këtij lloji në Shqipëri, mbahet në QTU

Një festë e madhe që kthehet në lajkmotiv të ditëve që ndodh.

Si në shumë vende të botës, Shopping Festival është kthyer në traditë edhe në Shqipëri dhe realizohet në QTU. Siç njihet ndërkombëtarisht, Shopping Festival sjell ulje të mëdha dhe është një organizim masiv me festime.

Të gjithë dyqanet e qendrës do të ofrojnë ulje maksimale dhe organizime të veçanta. E jo vetëm veshje, por për shtëpinë tuaj kanë menduar dhe Neptun, Jumbo, Comodita…

Me një shumëllojshmëri produktesh për të gjithë, është e sigurt se gjatë kësaj fundjave QTU do të jetë vendi perfekt për të blerë gjithçka që ju mungon në garderobën ose shtëpinë tuaj.

Aktivitete të shumta për fëmijë, show magjie, prestigjiator, muzikë nga Venera dhe Lind Islami dhe një koncert tjetër i madh me Kidën datë 9. Nga nesër qendra do të kthehet në një skenë ku do të mirëpresë artistë dhe numra të ndryshëm për të argëtuar vizitorët.

QTU është qendra e parë shqiptare në vendin tonë dhe pjesë e grupit Balfin.

Tv Klan