Edlira Sula është një grua, e cila i ka kushtuar jetën ruajtjes së traditave dhe vlerave shqiptare, që lidhen me veshjet. Duke studiuar të gjitha trevat shqipfolëse, artizania gjirokastrite përsos vlerat tona shqiptare.
Karriera e saj është e shkruar padiskutim me fije shumëngjyrëshe të qëndisjeve. Me një kontribut të jashtëzakonshëm, ajo ka promovuar vlerat shqiptare brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë.
Gjatë karrierës së saj, Edlira Sula ka krijuar veshje për shumë të famshëm dhe persona publikë, por këtë të premte përkushtimi dhe pasioni i saj iu dedikua kureshtarëve të vegjël “Në Kurthin e Piter Pan”.
Kontributi dhe puna e Edlira Sulës ishte pjesë edhe e Samitit të Komunitetit Europian që u mbajt sot në Tiranë. Ishte pikërisht Zonja e Parë e Francës, gruaja e Emmanuel Macron që zgjodhi që të vishej nga duart e Edlira Sulës.
“Një vend i merituar në këtë spektakël prime-time të Televizionit Klan me këta yje që shkëlqejnë ndryshe sot, duke të të falenderuar për punën që bën, nga xhubletat e veriut e deri tek veshjet e jugut. Shqipëria flet përmes fijeve të qëndisura të punës tënde. E ke kthyer pasionin për folklorin në një formë të gjallë të artit që shfaqet në skenë, muze, festivale dhe në garderobat e atyre që duan të ruajnë identitetin. Prezenca juaj sot është frymëzuar në fakt nga një ngjarje me peshë të madhe historike për ne shqiptarët. Të presësh të gjithë liderët e kontinentit është shumë bukur dhe ti ke qenë pjesë e këtij evenimenti po ashtu. Madje Zonja e Parë e Francës, Macron, ka veshur një nga veshjet tuaja jot në një nga evenimentet e axhendës së ditës dhe për këtë iu përgëzoj shumë”, tha Alketa Vejsiu./tvklan.al