Sekuestrohet një mitraloz dhe një kallashnikov

Ky është momenti kur forcat e policisë kanë vënë në pranga Artur Polovinën dhe Bajram Hoxhën, për trafik armësh jashtë shtetit.

Atyre iu gjet 1 mitraloz i rëndë, 1 automatik kallashnikov, si dhe 822 fishekë, të cilat mbaheshin të fshehura në Durrës dhe që dyshohej se do shiteshin jashtë Shqipërisë.

Policia thotë se dy të arrestuarit janë me orgjinë nga Kuçova dhe që më parë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Ata dyshohet se kishin krijuar një bazë për trafikimin e armëve, të cilat i shisnin për përfitimin e shumave të mëdha monetare.

Policia dyshon gjithashtu se pjesë e këtij trafiku janë edhe persona të tjerë, ndaj vazhdon hetimet për identifikimin e tyre.

Tv Klan