Pesë persona janë arrestuar nga policia greke gjatë një aksioni në ishullin e Mikonos. Sipas policisë, banda kriminale akuzohet për vjedhje dhe trafik droge. Të arrestuarit janë dy shqiptarë dhe dy grekë, burrë e grua.

Nga hetimet ka rezultuar se anëtarët e kësaj bande, përdornin makina dhe motorë për të shpërndarë lëndë narkotike, kryesisht tek turistët e huaj. Të arrestuarve ju sekuestruan 167 gr kokainë, amfetaminë, kanabis të papërpunuar dhe 12 telefona celularë.

Po kështu, atyre iu gjetën 1275 Euro, 20 Dollarë dhe shuma të tjera parash. Kjo bandë rezulton të jetë përgjegjëse për vjedhjen e dy banesave të pushimit ku morën paratë dhe sende me vlerë, të cilat kapin shifrën e 37 mijë Eurove. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë me dije. Hetimet drejtohen nga Prokurorira e Siros dhe pritet që 5 të arrestuarit të dalin para gjykatës ditët në vijim.

/tvklan.al