Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë të burgjeve parandlauan një rast të futjes së lëndëve narkotike dhe celularëve në burgun e Shënkollit në Lezhë me anë të dronit. Në vendngjarje shkuan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat bënë të mundur bllokimin e dronit. Brenda mjetit fluturues u gjetën në një qese plastmasi 7 pako me kanabis dhe 3 celularë.

Ndërsa në pjesën e pasme të burgut në një distancë 1 kilometër, Policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe  bllokuar një automjet ku brenda të cilit ndodheshin tre persona me iniciale M.V. 28 vjeç, Xh.K. 25 vjeç dhe Xh.L. 25 vjeç, të cilët u arrestuan në flagrancë.

Në makinën e tyre u gjet dhe sekuestrua telekomanda e dronit si dhe 3 celularë të tjerë. Të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shitje droge dhe futje ose mbajtje se sendeve të ndaluara në burg e mbetur në tentativë. /tvklan.al