Dy grupe kriminale të përbëra nga italianë dhe shqiptarë janë shkatërruar mëngjesin e sotëm nga policia italiane gjatë një operacioni në Milano.

Shumë persona janë arrestuar me urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata e Milanos.

Sipas mediave italiane, këto dy grupe kriminale kishin trafikuar sasi të mëdha droge ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në periudha të ndryshme kohore. Kokainë, hashash dhe marijuanë u transportuan në Lombardi dhe prej andej shpërndaheshin në rajone të tjera të Italisë.

Operacioni për goditjen e këtyre dy grupeve u krye në Milano, Bergamo, Brindisi, Pavia Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma dhe Varese. Autoritetet italiane vendosën sekuestro ndaj 2 shtëpive, 1 kompanie, 5 motorëve dhe 9 makinave. /tvklan.al