Trafik droge nga Shqipëria në Greqi. Arrestohen 12 persona, mes tyre një polic



Trafik droge nga Shqipëria në Greqi. Arrestohen 12 persona, mes tyre një polic

22:26 20/03/2018

Pas disa muajsh hetime, një organizatë kriminale është shkatërruar nga policia greke që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Greqi. Dymbëdhjetë persona janë arrestuar, 11 prej të cilëve grekë dhe njëri shqiptar.

Shtypi grek raporton se njëri prej të arresuarve është oficer policie 32 vjeç. Kjo organizatë kriminale importonte lëndë narkotike nga vendi ynë drejt Greqisë. Më pas droga shpërndahej në Selanik, Kostur dhe Kozan. Oficeri i policisë informonte anëtarët e organizatës kriminale duke i vënë në dijeni për lëvizjet policore në vendet ku ata shpërndanin kanabisin.

Gjatë operacionit të policisë greke, u sekuestruan 9.7 kg kanabis, 506 gram kokainë, 3 peshore elektronike, 8995 Euro, 20 celularë dhe një pistoletë. Në të njëjtën dosje hetimore, përfshihen edhe 100 pesona, 96 burra dhe 4 gra, si përdorues të lëndëve narkotike që i kanë blerë nga kjo oganizatë kriminale. /

tvklan.al










Të ngjashme