Tre shqiptarë që kishin rol të rëndësishëm në një organizatë të trafikut të drogës, u arrestuan në një operacion të koduar “Snake Smoke”, të Prokurorisë së Napolit në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Në total u arrestuan 21 persona, ndërsa në mbështetje të hetimeve të Guardia Di Financës ishte edhe Policia e Shtetit. Tre shqiptarët e arrestuar janë shtetasit me inicialet 36, 26 vjeç dhe 39 vjeç. Tre shqiptarë të tjerë gjithashtu janë në kërkim. Hetimi nisi në 2016-n, kur u bllokua një sasi heroine me origjinë Turqinë. Nga ky vend kishte origjinën e gjithë sasia e kësaj lloj droge që mbërrinte në Itali me destinacion Napolin.

Që prej Qershorit të vitit 2016, kur nisën hetimet, janë sekuestruar 8 kg heroinë dhe 38 kg marijuanë të kësaj organizate. Droga fshihej në pjesët e brendshme të automjeteve, të cilat ishin modifikuar me qëllim trafikimin e lëndës narkotike.

Sipas policisë së Shtetit në Shqipëri dhe Guardia Di Financës në Itali, për llogari të këtij hetimi janë sekuestruar 500 mijë Euro pasuri të këtij grupi kriminal. 2 apartamente, 1 makinë, 65 llogari bankare, 18 mijë Euro në cash dhe 3 shoqëri tregtare janë pjesë e aseteve të kompanisë që kishin aktivitet në Napoli. Që prej nisjes së hetimit, janë arrestuar në total nga policia 30 persona italiane dhe shqiptarë.

Tv Klan