Lëvizin për t’u relaksuar, por trafiku i rënduar gjatë udhëtimit kthehet në një sfidë dhe lodhje për përdoruesit e rrugës. Në segmentet që lidhin zonat turistike në Durrës, lëvizja kryesisht në fundjavë është rraskapitëse.

Radhë të gjata kilometrike dhe bllokime në rrugë. Përballë kësaj situate policia e qytetit bregdetar apeln për shmangien e qytetit nëpërmjet autostradës.

Valentin Floriri, shefi i qarkullimit Durrës:

“Të shtunën dhe të dielën mund të zgjedhin rrugë alternative, sidomos në kulmin e trafikut siç është pasdite në kthim”.

Rrugët më problematike me dyndjen më të madhe të automjeteve mbeten Maminas-Gjiri i Lalëzit dhe anasjelltas, rruga dytësore Plepa-Golem, si dhe rruga e plazhit. Këto segmente policia apelon të shmangen, duke këshilluar përdorimin e rrugëve alternative siç është autostrada Durrës-Kavajë, Unaza e Shkozetit apo edhe rruga e vjetër Manëz-Sukth, për automjetet që lëvizin nga Gjiri i Lalëzit.

Tv Klan