30 mijë kosovarë kanë hyrë në 24 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës ka përjetuar fluksin më të madh të këtij sezoni. Qytetarët nga Kosova po shfrytëzojnë javën e mbetur të Gushtit për të mbyllur pushimet, pasi më 2 Shtator atje nis procesi mësimor.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë rreth 30.000 mijë shtetas nga Kosova.

Mijëra automjete kanë kaluar kufirin. Policia kufitare me vështirësi ka arritur të menaxhojë situatën duke vënë në funksionim të plotë të gjitha sportelet. Fluksi i madh ka shkaktuar radhë të gjata.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, edhe sportelet e palës kosovare që shërbejnë për hyrje në Kosovë, janë kthyer në shërbim të hyrjes në Shqipëri. Plazhet më të preferuar për pushuesit janë Shëngjini, Durrësi e Vlora.

Tv Klan