Trafik i rënduar në pikën e kalimit kufitar të Morinës


Trafik i rënduar në pikën e kalimit kufitar të Morinës

19:53 03/09/2020

Dhjetëra drejtues mjetesh me destinacion Kosovën janë bllokuar në kufi

Dhjetëra drejtues mjetesh kanë mbetur të bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës, kjo për shkak të trafikut të rënduar që është krijuar në këtë vend kalimi që lidh Shqipërinë me Kosovën.

Ashtu siç shihet në këto pamje, në radhë për të kaluar kufirin kanë ngelur autobusë, kamionë, si dhe automjete private që kanë si destinacion Kosovën.

Ende nuk dihet se kush është shkaku i vërtetë i radhëve të gjata, pasi sezoni veror ka përfunduar dhe numri i turistëve nga Kosova që kishin zgjedhur të kalonin pushimet në vendin tonë është ulur ndjeshëm në këto ditë të para të Shtatorit. 

Tv Klan





Të ngjashme