Trafik kanabisi me mushkë drejt Maqedonisë, dy në pranga

Trafik kanabisi me mushkë drejt Maqedonisë, dy në pranga

10:36 21/09/2019

Dy persona janë arrestuar për trafik droge gjatë aksionit të koduar “Rrajca” në Elbasan.

A.D. 47 vjeç dhe I.B. 22 vjeç po transportonin me mushkë 55 kg kanabis sativa mbrëmjen e së premtes rreth orës 21:30 në fshatin Rrajcë-Sutaj. Lënda narkotike do të trafikohej përmes kufirit jeshil drejt Maqedonisë së Veriut.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se dy të arrestuarit kishin organizuar trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me disa persona të tjerë.

Grupi hetimor është duke punuar për të identifikuar dhe arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Dy të arrestuarit akuzohen për trafik droge të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. /tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori