Radhë automjetesh deri në 2 km

Kalimi në superstradën nga Fushë Kruja në Thumanë është bërë thuajse e pakalueshme. Prej ditesh trafiku në këtë aks është i rënduar, por sot siç raporton korrespondenti i gazetarit të Televizionit Klan, rruga është bllokuar në dy korsitë e saj në një gjatësi prej dy kilometrash.

Makinat presin në radhë prej orëve të para të mëngjesit. Fluksi është i madh dhe duket sikur ky është dhe shkaku i kësaj situate të rënduar, të cilës nuk po i jep dot zgjidhje as policia.

Tv Klan