Pjesë e grupit kriminal edhe 3 policë
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi me 31 vite burg në total, 6 anëtarët e një grupi kriminal që trafikonin mjete motorike.
Mes te dënuarve është edhe Vojsava Doda, ish-oficere e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe dy policët e kufirit Endi Ahmetaj e Fatri Braha.
Grupi prej 6 personash drejtohej nga Selaudin Shahini, për të cilin Gjykata e Posaçme caktoi 7.4 vite burg. Hetimet zbuluan se ishte pikërisht Shahini ai i cili përmes lidhjeve familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë.
Për t’i futur në Shqipëri në ndihmë i erdhën ish-efektivët e policisë. Roli i tyre në këtë grup kriminal u zbulua pas hetimeve të nisura në Shkurt të 2022 teksa Vojsava Doda që mbante detyrën e punonjëses së Forcave Operacionale në Policinë e Tiranës, prezantohej si agjente vëzhgimi në momentin që paraqitej me një mjet të vjedhur në pikën e kalimit kufitar.
Me argumentin se ishte në operacion dhe në kushte urgjence, punonjësit e pikës kufitare nuk duhet të regjistronin hyrje-daljet e saj. Mes personave të akuzuar ishte dhe Aurel Shatri për të cilin Gjykata e Posaçme dha pafajësi duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm pasi dënimin e caktuar nga togat e zeza ai e kreu gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim.
Tv Klan